Numër i madh i grabitjeve, Policia e Kosovës me plan operativ

Kronikë e zezë

Numër i madh i grabitjeve, Policia e Kosovës me plan operativ

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
Ilustrim

Numër të madh të grabitjeve pati gjatë ditëve të fundit anembanë vendit.

Kryeqyteti i Kosovës ishte një ndër më të dëmtuarit, si pasojë e grabitjeve që ndodhën në banka si dhe filiale financiare.

Madje si pasojë e një grabitje që ndodhi në një bankomat të një qendre tregtare i plagosur mbeti edhe një nga zyrtarët policorë, të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes për t’iu përgjigjur rastit.

Lajmi.net mëson se si pasojë e rrezikut të madh të përhapur nga grabitjet si dhe në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës tashmë është duke funksionuar me plan operativ shtesë.

Zyrtarët policorë janë në numër më të shtuar në teren si dhe të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo rreziku të mundshëm që mund t’iu kanoset qytetarëve të vendit.

Sipas të njëjtave burime, zyrtarët policorë janë të vendosur thuajse në çdo rrugë kryesore dhe në ato më pak të frekuentuara në mënyrë që të jenë sa më të vogla mundësitë e ndonjë incidenti të mundshëm.

Duhet përkujtuar se gjatë periudhës mujore janar-tetor të këtij viti në vend janë evidentuar 3 mijë e 148 vjedhje, ndërsa u evidentuan 118 grabitje.

Tri rajonet në të cilat pati më tepër vjedhje dhe grabitje përgjatë këtij viti ishin Prishtina, Gjilani dhe Peja.

Në një përgjigje dhënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës u theksua se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, pati rënie të rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve.

“Janar-tetor 2020, janë evidentuar 3148 vjedhje, kurse janar-tetor 2019, janë evidentuar 3803 vjedhje, pra ka ulje për -17.22%. Janar-tetor 2020, janë evidentuar 118 grabitje, kurse janar-tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat