Një aksident ka ndodhur mbrëm në Grashticë të Prishtinës lëndohen rëndë katër persona

Kronikë e zezë

Një aksident ka ndodhur mbrëm në Grashticë të Prishtinës lëndohen rëndë katër persona

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:18
Foto Ilustrim

Natën e mbrëmshme në ora 23:30 në fshatin Grashticë të Prishtinës ka ndodhur aksident trafiku, ku si për pasoj janë lënduar pesë persona, e prej tyre katër kanë pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e ka bërë të dituer zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në fshatin Grashticë të Prishtinës, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet  i tipit Suzuki, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona, prej tyre katër kanë lëndime të rënda. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugo”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat