Goditet me veturë një këmbësore në Gjakovë

Kronikë e zezë

Goditet me veturë një këmbësore në Gjakovë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:24

Numri i aksidenteve si pasojë e motit të ligë, por dhe moskujdesit gjatë vozitjes, ditëve të fundit është rritur.

Mëngjesin e sotëm një veturë ka goditur një këmbësor në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjakovës.

“Sot rrëth orës 09:00 në fshatin Skivjan, ka ndodhë një aksident trafiku mes një veture dhe këmbësori.

Deri te aksidenti ka ardhë kur këmbësori ka tentuar ta kalojë rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin, i cili ishte në lëvizje në drejtim të Deçanit”, ka thënë ai.

I njëjti sipas sipas Gjurkajt, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendja e tij është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat