Arrestohen dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale të prostitucionit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020,  ka   realizuar një plan taktik,  me ç ‘rast kanë identifikuar dhe  arrestuar dy persona të dyshuar, nën  dyshimin se të njëjtat kanë  kryer veprat penale si “Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.

Gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– (2) telefona mobil.

– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro

– (2000) dymijë dinar

– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarat  dërgohen ne ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat