Aksident në rrugën Zhur – Prizren, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Zhur – Prizren, dy të lënduar

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Zhur – Prizren, konkretisht tek rrethi i Hoçës.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj.

“Kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur te rrethi, rruga për Hoqë të qytetit. Dy persona të lënduar janë në drejtim të emergjencës. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe raportohet për dëme materiale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat