Gjendet i varur një person në Ferizaj, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i varur një person në Ferizaj, Policia nis hetimet

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rrugën Sami Frashëri në Ferizaj është gjetur i varur një person në një objekt përcjellës së shtëpisë së tij.

Ai është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 12:30 teksa Sinjali mëson se viktima është shtetas i Shqipërisë.

Pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës edhe ka nisur hetimet.

Ndërsa nga burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rastet e vetëvrasjeve janë duke u rritur në Kosovë teksa kjo gjë mbetet mjaft shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat