Plagos vetën me pushkën e tij, dërgohet për tretman në QKUK

Kronikë e zezë

Plagos vetën me pushkën e tij, dërgohet për tretman në QKUK

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Foto

Një person është vet plagosur me pushkën e tij të gjuetisë. Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Keqekoll të Prishtinës.

I dyshuari pas plagosjes është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vet plagosur me pushkën e tij të gjuetisë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën dhe 9 fishek.

I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku edhe vazhdon kurimin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të vazhdon të hetohet”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat