Arrestohen dy persona në Gjakovë, ja arsyeja

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjakovë, ja arsyeja

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
Foto Ilustrim

Pas një mosëmarrëveshje dy persona kanë sulmuar një tjetër në Gjakovë, mëngjesin e së premtës. Pas kësaj janë informuar forcat e renit të cilat kanë dalur tek vendi i ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit, e të cilët janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se në Gjakovë me 30.12.2020 rreth orës 09:40, janë arrestuar dy  të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pasur lëndime të dukshme trupore dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje për veprën sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2)
persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Sulmi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat