Dy policët që u sulmuan me “stupca” në Pestovë, përfunduan në spital

Kronikë e zezë

Dy policët që u sulmuan me “stupca” në Pestovë, përfunduan në spital

Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:01
Ilustrim

Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Pestovë.

Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete. Në këtë rast ka ndërhyrë policia. Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident.

Ndaj zhytarëve policorë janë përdorur edhe shkopinjë nga të dyshuarit. Për këtë përleshje janë arrestuar 6 persona të dyshuar.

“Vushtrri 01.01.2021 – 20:35. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur në mes vete. Gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat