Policia konfiskon armë me fishekë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon armë me fishekë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:17
Ilustrim

Në Vushtrri është arrestuar një person i mitur, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, të cilën e drejtonte një mashkull.

Sipas policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

” VRASJE NË TENTATIVË – Rr. Gjon Buzuku, Vushtrri 01.01.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar.

Përveç dëmeve materiale në veturë, të lënduar nuk ka. Është konfiskuar pistoleta me tre fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është dërguar në shtëpinë e tij”, njofton policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat