Dy serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Dy serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosuticë.

“Fsh. Kosutica 03.01.2020 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat