Drejt Durrësit me 18 kg eksploziv në makinë, dy në pranga

Kronikë e zezë

Drejt Durrësit me 18 kg eksploziv në makinë, dy në pranga

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:27
Drejt Durrësit me 18 kg eksploziv në makinë, dy në pranga

Plot 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore janë sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”

Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T.

Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro”, informon policia e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat