Arrestohet gjilanasi, organizonte skema piramidale e bixhoz të paligjshme

Kronikë e zezë

Arrestohet gjilanasi, organizonte skema piramidale e bixhoz të paligjshme

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “15 Qershori”, në Gjilan, ka arrestuar një person në mëngjesin e së mërkurës, pasi që i njëjti ishte hasur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshëm organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Siç njofton policia, atij i janë gjetur dhe konfiskuar: 2 televizor, 1 llap top, 1 printer, 1 shtëpizë, 1 libër të baltoreve dhe 7 tiketa të lojërave.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat