Kanosi një gazetar në shtator të 2020-së, dorëzohet në polici

Kronikë e zezë

Kanosi një gazetar në shtator të 2020-së, dorëzohet në polici

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:03
Foto Ilustrim

Një person është paraqitur në polici pasi në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 më datë 07.09.2020, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Më datën 06.01.2021 është paraqitur në polici i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat