Sulmohet fizikisht një shtetase e huaj nga burri i saj

Kronikë

Sulmohet fizikisht një shtetase e huaj nga burri i saj

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një shtetase e huaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Ankuesja femër shtetase e huaj raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat