Përplasen dhunshëm 3 automjete, në gjendje të rëndë një prej drejtuesve

Kronikë

Përplasen dhunshëm 3 automjete, në gjendje të rëndë një prej drejtuesve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:21
Ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Tre automjete jane përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Sipas të dhënave të para shkak për këtë aksident është bërë shpejtasia jashtë normave të lejuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat