E pëson keq burri nga Mitrovica që rrahu ish-gruan, vëllau i saj e bën për spital

Kronikë e zezë

E pëson keq burri nga Mitrovica që rrahu ish-gruan, vëllau i saj e bën për spital

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një femër nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish- bashkëshorti i saj.

Gjatë sulmit mësohet të ketë ndërhyrë vëllai i viktimës, duke e sulmuar ish- burrin e motrës.

“Mitrovica e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër  kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish burrin e saj  të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranoj ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari  shkon në mbajtje për 48 orë”, njofton policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat