Arrestohen tre persona, tentuan ta thyejnё derën e njё depoje në Istog

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona, tentuan ta thyejnё derën e njё depoje në Istog

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:09
Foto Ilustrim

Tre të dyshuar janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Istog, pasi të njëjtit tentuan të thyejnë derën e një depoje.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Istog, me datё 08.01.2021 nё ora 01:55,
ka pranuar informatё nga njё qytetar se nё Rrugën Fehmi Agani nё Istog, disa persona janё duke tentuar ta thyejnё derën e njё depoje.

Menjёherё patrolla Policore iu ka pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje ka arritur ta arrestoj njёrin nga tё dyshuarit, gjersa dy (2) tё dyshuarit tjerё kanё arritur tё largohen nga vendi i ngjarjёs, Policia iu ёshtё vёnё pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ka arritur tё arrestoj edhe dy (2) tё dyshuar:

B.M. i lindur 2000
V.K. i lindur 2000
A.J. i lindur 2001

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Istog, ne vendin e ngjarjё ka gjetur dhe konfiskuar njё ‘kaqavidё’, tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orёsh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat