Aksident në Korçë, plagoset rëndë një person

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, plagoset rëndë një person

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Korçë, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat