Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradë ku mbeti i vdekur një person

Kronikë

Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradë ku mbeti i vdekur një person

Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:55
Aksidenti

Dje na autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një vet-aksident e ku si pasojë e tij një person ka ndërruar jetë.

Sipas policisë nga ky vetaksident lëndime kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

“Autostrada Dr. Ibrahim Rugova, KM-35 08.01.2021 – 10:00. Raportohet se ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy meshkuj dhe dy femra kosovarë-e. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëra nga të lënduarat ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion. Njësia përkatëse është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat