​Vetura godet tri këmbësore në Prizren

Kronikë e zezë

​Vetura godet tri këmbësore në Prizren

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Në Prizren një automjet ka goditur tri këmbësore duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“I dyshuari mashkull, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat