Tri automjete përfshihen në një aksident në Pejë

Kronikë e zezë

Tri automjete përfshihen në një aksident në Pejë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur  mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës , tek semaforët, pranë Hotelit ‘Gold’.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se në aksident ka persona të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët, që kanë çuar tek ky aksident.

Gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëvendësdrejtorit, Veton Elshani, ka apeluar tek ngasësit për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve të rënda atmosferike/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat