Tri automjete përfshihen në një aksident në Pejë

Kronikë

Tri automjete përfshihen në një aksident në Pejë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:50
Ilustrim

Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur  mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës, tek semaforët.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se në aksident ka persona të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët, që kanë çuar tek ky aksident.

Gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëvendësdrejtorit, Veton Elshani, ka apeluar tek ngasësit për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve të rënda atmosferike, raporton Radio1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat