Arrestohet një shtetas i Marokut, u kap në flagrancë në një market në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Marokut, u kap në flagrancë në një market në Prishtinë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Sot rreth orës 05:00, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar në flagrancë një person i dyshuar.

Ai me forcë ishte futur brenda një marketi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

“I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mbështetur në të dhënat operativo-analitike të policisë ky i dyshuar është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat