E detyruan të përdorte drogë, vajza nga Gjakova përfundon në spital

Kronikë e zezë

E detyruan të përdorte drogë, vajza nga Gjakova përfundon në spital

Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:33
Spitali Rajonal i Gjakovës

Një vajzë ka përfunduar e shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, pasi e njëjta kish te pasur gjakderdhje nga hunda.

Por jo vetëm kaq.

E njëjta ishte detyruar që të përdorë substanca narkotike.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Viktima është detyruar që të përdorë substancë të dyshuar narkotike. Ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është e hospitalizuar në spital”, tha ai.

Tutje Gjurkaj theksoi se lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat