Katër të mitur kryejnë vjedhje me armë lodër në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Katër të mitur kryejnë vjedhje me armë lodër në Fushë Kosovë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Një vjedhje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia ka thënë se katër të dyshuar të mitur, në një market pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njëri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arrit ti gjejë dhe ti shoqëroj në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat