Ferizaj: Ishte në veturë me punëtoren e Entit Special, i sëmuri mental kërcen nga vetura dhe largohet

Kronikë e zezë

Ferizaj: Ishte në veturë me punëtoren e Entit Special, i sëmuri mental kërcen nga vetura dhe largohet

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, një punëtore e Entit Special ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person me sëmundje mentale, ky i fundit ka kërcyer nga vetura dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia është në kërkim të këtij personi.

“Ferizaj 18.01.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën  kishte qenë  i sëmuri mental  mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur.

Njësitë policore janë në kërkim të personit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat