​Falsifikuan para – një muaj arrest shtëpiak për dy të pandehur në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Falsifikuan para – një muaj arrest shtëpiak për dy të pandehur në Ferizaj

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.L dhe Sh.B., shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka refuzuar si të pabazuar, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje me nga një muaj.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit, dhe se edhe me masën e arrestit shtëpiak në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurve në procedurë, duke eliminuar mundësinë e përsëritjes së veprës penale, sepse dyshimi është se të pandehurit kanë transportuar paratë e falsifikuara nga territori i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Mundësia për të përsëritur veprën penale është minimale edhe për faktin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat