Grabitet nën kërcënimin e thikës një punëtore e marketit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet nën kërcënimin e thikës një punëtore e marketit në Prishtinë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një grabitës përmes kërcënimit se do të theri me thikë, ka arritur që t’ia grabisë një punëtore të një marketi në Prishtinë rreth 50 euro.

“Rreth orës 17:30 është marrë informata  se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar.

 I cili i ka kërkuar  nga ajo  50 euro dhe të njëjtat i ka marrë”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat