Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit për dhunë në familje

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 4 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe mospërfillja e gjykatës, nga neni 393 par. 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake – Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 17.01.2021 deri me datën 16.02.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit E.F.,  ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Në ditën kritike, i pandehuri E.F., ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik, psikologjik në familje, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare në atë mënyrë që ditën kritike me rastin e daljes nga shtëpia bashkëshortes së tij – të dëmtuarës, i thotë që ta pastroj ballkonin e shtëpisë dhe largohet nga aty, me rastin e kthimit në shtëpi fillon zënka në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalë duke i thënë “kam me të mbytë” dhe fillon ta sulmoi fizikisht, sa që merr një kabllo elektrike dhe me të fillon ta godet në gjithë trupin, pastaj e godet me shuplakë e kapë për flokë dhe e keqtrajton tej mase, sa që detyrohet të ndërhyj nëna e të pandehurit që ta parandaloj keqtrajtimin dhe vazhdimin e dhunës ndaj të dëmtuarës.

 – Po ashtu, nga këto prova dhe shkesat e lëndës, rrjedh se i pandehuri i lartcekur më datë kohë dhe vend të njëjtë të theksuar si më lartë, i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, me rastin e ndërhyrjes së të dëmtuarës për ta ndërpre dhunën dhe keqtrajtimin fizik, me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon të dëmtuarën – nënën e tij, të cilën e kapë për fyti dhe ja shtrëngon fytin, me ç’rast e dëmtuar pëson lëndim të lehtë trupor.

 – Gjithashtu, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri E.F., më datë kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, i pandehuri nuk e përfill vendimin e lëshuar të gjykatës për viktimën – nënën e tij, respektivisht urdhër mbrojtjen e lëshuar për shkak të veprës penale të dhunës në familje.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i  procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat