Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë tre persona janë lënduar.

“Sot në ora 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat