I dehur dëmton veturën e policisë, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

Kronikë e zezë

I dehur dëmton veturën e policisë, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:25
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte dëmtuar veturën e policisë.

Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor.

“Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje.

I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat