Zjarr në një stan në Finiq, digjen 200 dele

Kronikë e zezë

Zjarr në një stan në Finiq, digjen 200 dele

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

200 dele janë djegur në një fshat në Finiq, pasi stani ku qëndronin është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat