E rëndë në Mat, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e Ulzës

Kronikë e zezë

E rëndë në Mat, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e Ulzës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një 23-vjeçar është vetëmbytur në liqenin ë Ulzës mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat