Kthesa e fortë/ Zhdukja e biznesmenit, Italia po heton për vrasje

Kronikë e zezë

Kthesa e fortë/ Zhdukja e biznesmenit, Italia po heton për vrasje

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:15
Ilustrim

Kjo është kthesa e parë dhe e fortë në hetimet për zhdukjen misterioze të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri.

Sipas gazetës La Nazione, prokuroria italiane ka nisur një hetim për vrasje.

Gazeta thekson megjithatë se policia në Shqipëri vazhdon ta konsiderojë zhdukjen e 45-vjeçarit një ngjarje aksidentale.

Por prokuroria italiane ka vendosur kontaktet me gjykatën dhe policinë, si dhe ka marrë në pyetje partneren shqiptare të biznesmenit italian.

Prokurorët thonë se po hetojnë të gjitha lëvizjet e italianit që kur mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Mbetet mister devijimi i rrugës kur ai doli nga Puka, që ka ngritur dyshime te policia.

Makina e tij e marrë me qira, një Skodra, kishte nisur të tregonte se kishte një defekt.

Nga ky moment nuk u dëgjua më për italianin. Mjeti i tij u gjet i shkrumbuar. Më vonë u mësua se brenda në makinë kishte mbetje njerëzore, që do të analizohen nëse i përkasin italianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat