Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë janë lënduar 5 persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat