Policia bastis një shtëpi në Hajvali, arreston një të dyshuar

Kronikë e zezë

Policia bastis një shtëpi në Hajvali, arreston një të dyshuar

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:56
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në rrugën Pavarësia të Hajvalisë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 14 fishekë.

Kështu bëjnë të ditur burimet brenda policisë, ndërsa njoftojnë se është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

 Të njëjta burime tregojnë gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një armë (shkrepëse), një jelek anti plumb dhe një thikë.

Po ashtu, media raportoi dje lidhur me këtë dhe dy raste të tjera ku është bërë sekuestrimi i armëve nga Policia e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat