​Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

​Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustruese

Dhuna në familjet kosovare u bë fenomen i përditshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Dy në Podujevë, një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Gjilan.

• Podujevë 22.01.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar disa demolomë në shtëpi si dhe kishte kanosur viktimën, vëllain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

• Fushë Kosovë 22.01.2021 – 23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pasur lëndime te dukshme por ka pranuar ndihmën mjekësore. I dyshuari nuk është arrestuar dhe mbetet qe i njëjti te intervistohet në ditët në vijim për shkak te pamundësisë që të paraqitet në stacionin policor. Rasti në procedurë të rregullt.

• Podujevë 22.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e të dyshuarit bashkëshortit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Gjilan 23.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat