U godit nga një veturë në lëvizje, vdes këmbësori në Ferizaj

Kronikë e zezë

U godit nga një veturë në lëvizje, vdes këmbësori në Ferizaj

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet është shkaktuar mbrëmë rreth orës 22:41, në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se i dyshuari duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin, i cili pësoi lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat