Iu vë zjarri qëllimshëm dy veturave në Pejë

Kronikë e zezë

Iu vë zjarri qëllimshëm dy veturave në Pejë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se dy veturat e tij i kishte kapluar zjarri të dielën rreth orës 21 e 20 minuta në Pejë.

Viktima kishte arritur që ta lokalizojë zjarrin kurse në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit, veturat kanë pësuar dëmtime të vogla materiale.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga persona të panjohur.

Hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat