Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:15
Foto nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Shajkoc – Balloc.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime.

Ekipet kompetente policore dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjet për t’u marrë me rastin.

Në lidhje me këtë, media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 36 aksident trafiku, prej tyre 16 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat