Klinë: Humb kontrollin mbi veturë, godet murin e një shtëpie

Kronikë e zezë

Klinë: Humb kontrollin mbi veturë, godet murin e një shtëpie

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Jeronim De Rada” të Klinës.

Derisa ngasësi ishte duke drejtuar veturën, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, kishte humbur kontrollin mbi veturë duke goditur fillimisht një pjese betoni, e më pas ka dal jashtë rrugës dhe ka goditur murin e një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kane pësuar ngasësi dhe dy pasagjerë – një mashkull dhe një femër, të cilët u dërguan për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat