Vrasje e rëndë në Prishtinë, babai qëllon për vdekje djalin e tij

Kronikë e zezë

Vrasje e rëndë në Prishtinë, babai qëllon për vdekje djalin e tij

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:38
Ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Matiqan të Prishtinës.

Burime të mediave kanë treguar se babai e ka qëlluar për vdekje të birin e tij për motive që ende mbesin enigmë.

Sipas këtyre burimeve, viktima është A.K ka vdekur në vend dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Media ka tentuar të marrë konfirmimin nga Policia e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat