Garazhi ku u vra Albert Krasniqi nga babai i tij

Kronikë e zezë

Garazhi ku u vra Albert Krasniqi nga babai i tij

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rënë ka tronditur sot Prishtinën, ku Skender Krasniqi dyshohet se ka vra djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, konfirmon policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat