Përleshet me policinë gjatë shoqërimit, arrestohet 29 vjeçari në Berat

Kronikë e zezë

Përleshet me policinë gjatë shoqërimit, arrestohet 29 vjeçari në Berat

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:01
Ilustrim

Një 29 vjeçar në Berat është arrestuar nga policia për dhunë ndaj policisë. Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

“Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre”.

Policia e Beratit arrestoi gjithashtu shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.  

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë. 

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat