Policia jep detaje për vjedhjen e filialit të Postës së Kosovës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vjedhjen e filialit të Postës së Kosovës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:22
Kamenicë

Me të filluar dita e shtunë disa persona kanë vjedhur filialin e Postës së Kosovës në Kamenicë.

Policia u njoftua nga roja e Postës për vjedhjen.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se me datën 30 janar rreth orës 01:02 nga roja e Postës përmes telefonit ka njoftuar në Postën e Kosovës , filiali në Kamenicë dyshohet se ka ndodh një “Vjedhje e Rëndë”, ku persona të pa njohur dyshohet se kanë depertuar me forcë në objektin e postës dhe dyshohet se kanë vjedhur të hollat që kanë qenë në arkë”, tha Hashani.

Hashani mes tjerash tregoi se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve si dhe njësitet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po miren me hetimin e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat