​Konfiskohet marihuanë në Prishtinë e Obiliq, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

​Konfiskohet marihuanë në Prishtinë e Obiliq, katër të arrestuar

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë dhe dy të tjerë në Obiliq, për shkak se gjatë kontrollit iu është gjetur substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe mullinj për bluarje të substancës narkotike.

Sipas Policisë, në Prishtinë është gjetur gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy mullinj për bluarje të substancës narkotike.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Mazgit të Obiliqit, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollet te ata janë gjetur një sasi e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje dhe rizlla.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat