Shtatë muaj burg prizrenasit për dhunë ndaj gruas

Kronikë e zezë

Shtatë muaj burg prizrenasit për dhunë ndaj gruas

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Foto Ilustrim

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit T.N., për veprën penale dhunë në familje, duke e dënuar me shtatë muaj burgim.

Rasti kishte ndodhur më 7 janar 2021.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se ËSHTË FAJTOR se më datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës– bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të di arsyen pse ia kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk i ‘a ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën…

“Dhe e njëjta nga frika se do të ndodhë një e keqe, mbyllet në dhomë e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë derisa në vendngjarje paraqiten zyrtarët policor, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh. Kësodore ka kryer veprën penale dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata të akuzuarin T.N., e gjykon me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.01.2021 dhe dënim me gjobë në shumën prej 100 euro,

Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat