Arrestohen katër të mitur në Klinë, vodhën gjëra ushqimore dhe alkool në një market

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të mitur në Klinë, vodhën gjëra ushqimore dhe alkool në një market

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:03
foto nga vendi ngjarjes

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Klinë, me datёn 02.02.2021, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinё, disa persona kanë depërtuar brenda një marketi dhe kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit të llojeve të ndryshme.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) tё dyshuarit e moshës së mitur.

Tё dyshuarit të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё.

Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat