Policia në Prishtinë arreston të dyshuarin për ngacmim

Kronikë e zezë

Policia në Prishtinë arreston të dyshuarin për ngacmim

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë rreth orës 20:00 ka kryer arrestimin e një të dyshuari.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin Sh. K, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Arrestimi i tij ka ardhur  si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e ngacmimit të denoncuar nga ankuesi më datë 31.01.2021”, thuhet në njoftim të policisë.

Policia ka vënë në pah se denoncimi në polici ka ngritur dyshimet se i dyshuari më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00, ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

“Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin” thuhet tutje në njoftim.

Policia ka theksuar se pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat